E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria mashtroi pensionistët

Tiranë (start)-Partia Socialiste ka akuzuar sot qeverinë se ka shkelur legjislacionin e pensioneve. Në një konferencë për shtyp, nënsekretari për Programin në PS, Ilir Beqja tha se qeveria në mënyrë të përsëritur, nuk ka zbatuar afatet e indeksimit të pensioneve, duke e vënë theksin se ish-ushtarakët, premtim që as Partia Socialiste nuk e realizoi kur ishte në pushtet.

“Kanë kaluar 11 muaj të vitit 2008 dhe qeveria e Sali Berishës nuk zbaton detyrimet e përcaktuara në nenet 32 dhe 59 të ligjit nr. 7703 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Mosmiratimi i koeficienteve të indeksimit të bazës së vlerësimit vjetor, individual, për llogaritjen fillestare të pensioneve, cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë të gjithë mbi 6 mijë pensionistët e qytetit të dalë rishtaz në pension prej 1 janar 2008”-theksoi Beqja.

Beqja e ka konsideruar si të paaftë qeverinë këtë drejtim, e cila sipas nuk qen në gjendje të ndryshojë jetën e pensionistëve. Duke mos iu dhënë edhe atë çfarë njeh ligji. Këto fakte tregojnë –sipas Beqjes,-se deklarimet e Sali Berishës për reformë të pensioneve janë vetëm demagogji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›