Energjia, LSI akuza qeverisë
Tiranë (start)-Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar sot, çmimet e larta të karburanteve në vend, që sipas kësaj force politike këto çmime shpjegohen me abuzimin e tregtarëve në Shqipëri. Deputeti i LSI-së Dritan Prifti theksoi se në një kohë kur çmimi botëror i naftës shkon te 43 apo 44 dollarë për fuçi, në Shqipëri çmimi i karburantit duhet të ishte 80 apo 90 lekë për litër, ndërsa në treg ky çmim është në nivelet e 130 lek për litër.
“Ministria nga ana e saj thotë se duhet të ndërhyjë Inspektorati. Inspektorati thotë duhet të ndërhyjë Komiteti i Konkurrencës. Pra, luhet ping-pong nga një institucion i shtetit tek një institucion tjetër, vetëm për të shtyrë abuzimin dhe vetëm për të mos dhënë zgjidhje kësaj situate për qytetarët shqiptarë”-tha ndër të tjerash Prifti.
Prifti ka kritikuar edhe përpjekjet e fundit të qeverisë, për të hapur burime të reja energjie, si marrëveshje me Italinë prej 2 miliardë eurosh për prodhimin e energjisë në vend. Sipas Priftit, ky prodhim energjie i pa nevojshëm do të dëmtojë shëndetin e shqiptarëve.
“Çfarë kuptimi ka të shpërngulet një TEC nga Greqia, sepse grekët nuk e lejojnë një TEC me qymyr, pasi dëmton shëndetin e tyre, dhe ky TEC me qymyr të vijë të dëmtojë shëndetin e shqiptarëve, kur nuk ka nevojë në Shqipëri të kemi TEC-e 600 megavat. Shqipërisë për 10 vitet e ardhshme do ti duhen 300-400 megavate TEC-e, për ta pasur si fuqi bazë”-vijoi më tej.
Deputeti i LSI-së deklaroi se centralet bërthamore në vend nuk i lejon Kushtetuta. E njëjta situatë ndodh edhe në Italinë fqinje, vend i cili kërkon të ndërtojë një central bërthamor në Shqipëri, ndërsa nuk ka një burim të tillë energjie në vendin e tij.
“Ne i bëjmë thirrje edhe njëherë të gjithë organizmave qeveritarë, ministrisë, Entit Rregullator, Inspektoratit të Hidrokarbureve, Entit të Konkurrencës, të bëjnë detyrën dhe të mos mbyllin sytë përpara këtyre abuzimeve gjigante me paratë e shqiptarëve, por edhe me shëndetin e shqiptarëve”-përfundoi Dritan Prifti, deputet i Kuvendit të Shqipërisë.