Katër vajzat dëshmitare tradhtojnë Rezart Taçin
11/12/2009 Prindërit nuk lejojnë ardhjen e tyre në Prokurori. Ishin të pranishme kur ndodhi sherri
TIRANE- Biznesmeni Rezart Taçi që drejton disa prej kompanive më të njohura në vend, është tradhtuar nga katër vajzat dëshmitare, pasi ato nuk kanë pranuar të shkojnë në Prokurori dhe të deklarojnë rrethanat e sherrit që ndodhi mbrëmjen e 2 nëntorit midis gazetarit Mero Baze, biznesmenit Taçi dhe dy punonjësve të kompanisë së tij. Shkak i kësaj situate mësohet të jenë bërë familjarët e vajzave, të cilët nuk kanë lejuar ardhjen e tyre në Prokurori, me pretendimin se nuk duan të përziejnë fëmijët e tyre me çështjen “Baze-Taçi”. Fillimisht 4 dëshmitaret janë përmendur në gjykatë nga avokati mbrojtës i Rezart Taçit, Maksim Haxhia, i cili gjatë caktimit të masës së sigurisë për biznesmenin, i tha trupit gjykues emrat e katër dëshmitareve, të cilat mohojnë pretendimet se Rezart Taçi ka qëlluar me grushte Mero Bazen. Mirëpo, pavarësisht se gjykata u njoh me deklarimet e tyre, përsëri gjyqtarja e çështjes Fahrije Budo vendosi lënien në burg të biznesmenit. Interes për deklarimet e vajzave që ishin prezent në momentin e sherrit, ka shfaqur edhe grupi hetimor që po heton çështjen në Prokurorinë e Tiranës. Herë pas herë ata kanë dërguar fletë-thirrje në drejtim të tyre, por asnjëra prej dëshmitareve nuk i ka dhënë “ok” kërkesës së Prokurorisë. Një gjë e tillë është bërë edhe pak ditë më parë, ku vajzat kanë refuzuar të flasin për organin e akuzës, me pretendimin se ato nuk lejoheshin nga prindërit e tyre. Ndërkohë që shumë shpejt, dosja hetimore në ngarkim të të pandehurve Rezart Taçi, Irgen Selfo dhe Bledar Lulo do të dërgohen për shqyrtim gjyqësor në gjykatën e Tiranës. Pritet që gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, katër vajzat mund të paraqiten në gjykatë dhe të dëshmojnë lidhur me incidentin e rëndë që ndodhi midis biznesmenit të kompanisë ARMO Rezart Taçi dhe gazetarit Mero Baze.
Disa vajza që kanë qenë prezent në momentin e sherrit midis Rezart Taçit dhe Bazes, nuk kanë pranuar të paraqiten në Prokurori, për të dëshmuar lidhur me rrethanat e konfliktit të datës 2 nëntor. Ato i kanë thënë përfaqësuesve të akuzës se nuk lejohet nga prindërit.
Dy ditë më parë, Rezart Taçit dhe dy punonjësve të kompanisë së tij, Prokuroria i komunikoi akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës”. Kjo vepër penale parashikon dënimin e të pandehurve me gjobë si dhe me burgim deri në tre vjet heqje lirie.