Protesta: Nuk kanë dhënë pagat prej muajsh
11/12/2009 Punëtorët e uzinës mekanike të Albpetrolit
PATOS- Disa dhjetëra punonjës të uzinës mekanike të kompanisë së naftës Albpetrol në qytetin e Patosit kanë protestuar për shkak se qysh prej 2 muajsh nuk kanë marrë pagat. Ata janë mbledhur paraditen e djeshme duke protestuar para ambienteve të ndërmarrjes së tyre dhe kanë pohuar se nuk kanë marrë asnjë përgjigje për pagesën e punës që kanë bërë. Punonjësit kanë kërkuar që të paguhen sipas kontratës së lidhur mes tyre dhe ndërmarrjes mekanike dhe punonjësit thonë se kanë pasur edhe herë të tjera vonesë të pagave, por këtë herë afatet janë tejkaluar. “Ne jemi rreth 80 punonjës dhe kemi dy muaj e gjysmë pa marrë pagën që na takon për punën e kryer”,-thotë punonjësi Arben Malushi. E bëjmë këtë protestë për të marrë lekët tona, për të kërkuar ku është e drejta jonë dhe gabimi i njërës palë apo tjetrës, punëdhënës apo punëmarrës. Ne kemi 1 muaj pa drejtor dhe tani nuk dimë ku të kërkojmë paratë tona. Puna që na është dhënë ne, është bërë. Ne nuk dimë se ku është gabimi dhe ngecja”. Kreu i sindikatës së këtyre punonjësve pohon se është në dijeni të problemit, dhe punonjësit kanë shumë të drejtë, pasi paga e tyre mujore është e vetmja mundësi mbijetese. Sindikalistët, por edhe punëtorët thonë se do të përshkallëzojnë protestën për shkak se jetesa është bërë e papërballueshme dhe se paga e tyre mujore është e vetmja mundësi që ata kanë për të mbajtur veten dhe familjen në një kohë kur jetesa është bërë edhe më e shtrenjtë.