E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kater variante per cmimin e kasave fiskale

Dje u zhvillua nje mbledhje ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve ku pas diskutimeve u arrit ne disa variante per sistemin e ri te kases dhe cmimet e ndryshuara.

Nje variant eshte krijimi i nje lloj kase te vetme per bizneset e vogla duke u qendruar kushteve kryesore te transmetimit te te dhenave ne rrjet. Kjo lloj kase do tu pershtatet vetem tregtareve te lire dhe do te shitet me nje cmim me te ulet se aktuali.

Alternativa e dyte jane kasat e shitura para nje viti te cilat dolen jashte perdorimit dhe nuk i perputheshin me vendimet e qeverise per transmetimin e te dhenave. Keto lloj kasash jane blere nga shume tregtare dhe ne menyre qe te mos kete kosto shtese propozohet qe te negociohet me shoqerite e autorizuara per adaptimin e kases sipas modelit te ri.

Varianti i trete lidhet me shpenzimin e kryer per pajisjen fiskale i cili do ti njihet subjektit ne bilancin vjetor duke reduktuar ne nje fare menyre normen e detyrimit tatimor.

Nje tjeter variant lidhet me mundesine e rishikimit te TVSH-se norma e te cilit eshte 20 per qind. Nje perjashtim i kesaj takse te pajisja fiskale e ul automatikisht cmimin. Kete propozim e ka mbeshtetur edhe vete kryeministri Sali Berisha duke e bere variantin me te mundshem per tu realizuar.

Megjithate tatimet sqarojne se opsioni me i mundshem eshte krijimi i nje kase te posacme vetem per subjektet e vogla qe shesin ne tregjet e hapura ndersa per te tjeret do te vijohet te aplikohet sistemi i gjobave.

2010-09-25 0922

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›