E Diel, 1 Nëntor 2026

Kater vete humbasin jeten ne nje shperthim ne Liezhe

Hetuesi foli per dy te vdekur. Prokuroria beri te ditur se 75 vete jane plagosur mes tyre edhe femije njoftoi agjencia Belga. Qe prej ores 1500 gjendja ne qytetin Liezhe eshte serish nen kontroll.

Sfondi i ngjarjes ishte fillimisht i paqarte. Sipas te dhenave nga organet e drejtesise kemi te bejme me nje sulm terrorist.

Atentatori eshte nje person i denuar per armembajtje pa leje njoftoi agjencia Belga. Ne vitin 2008 ai eshte denuar me pese vjet heqje lirie per armembajtje dhe mbjelljen e cannabis.
Bildunterschrift Shperthim ne Liezhe

Televizioni belg RTBF shfaqi pamje te kalimtareve qe largoheshin ne panik nga vendi i ngjarjes.
Policia ka ndjekur atentatorin ne qender te qytetit por autoritetet nuk e konfirmuan kete informacion. Ekspertet e lendeve shperthyese kane shkuar ne vendin e ngjarjes. Kryeministri i ri belg Elio Di Rupo njoftoi se do te shkoje ne vendin e ngjarjes diten e marte.

Autor dpa/ Aida Cama

Redaktoi Vilma Filaj- Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›