E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjika ne shok - 5 te vrare dhe 120 te plagosur ne Liezhe

Policia belge ka zbuluar nje kufome te nje gruaje gjate bastisjes se shtepise se atentatorit ne gjendje amoku ne Liezhe. Sipas te dhenave te prokurorise se pergjithshme viktima 45 vjecare eshte gjetur ne nje barake te shtepise te cilen burri po e perdorte sic duket per prodhimin e kanabisit. Sic duket burri ka vrare fillimisht gruan dhe pastaj eshte nisur per ne sheshin qendror te qytetit Liezhe ku te marten pasdite kreu nje masaker. Sot  14.12. me nje minute heshtje qyteti belg Liezhe perkujtoi viktimat e kesaj kerdie. Te marten ne mbremje vendi i ngjarjes eshte vizituar nga mbreti i Belgjikes Alberti i II-te dhe mbreteresha Paola. Po ashtu edhe kryeministri i ri Elio di Rupo ka vizituar menjehere Liezhen. Ne nje konference shtypi ai tha se i tere vendi ndan dhembjen me viktimat. I tronditur u shpreh edhe politikani belg Hermann von Rampoy aktualisht president i Keshillit te BE-se Une mendoj per ata qe humben jeten e tyre une mendoj per ata qe po luftojne per jeten e tyre dhe natyrisht familjet e tyre. Per kete akt nuk ka shpjegim. Kjo me ka hutuar dhe tronditur tha van Rampoy.

Pese te vdekur dhe shume te plagosur Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mbreti Albert II ne vendin e ngjarjes.

Si pasoje e sulmit te djeshem numri i te vdekureve ka shkuar ne pese vete ne mesin e tyre edhe nje femije i vogel dhe vet atenatori. Mbi 120 njerez jane plagosur disa prej tyre e kane ende jeten ne rrezik. Ne qender te Liezhes atentatori hodhi sipas policise disa granata dore dhe qelloi me arme zjarri ndaj kalimtareve te rastit.  Per motivin e 30 vjecarit nuk ka ende te dhena. Megjithate prokuroria perjashton mundesine e nje sfondi terrrorist te sulmit. Prokurorja e Liezhes Danielle Reynders Autori eshte i njohur si per policine ashtu dhe per gjyqesorin pasi ai ka qene i denuar per posedim te armeve droges dhe dhunes seksuale. Megjithate per nje lidhje terroriste deri tani nuk flet asgje. Hetuesit do te bejne gjithcka eshte e mundur per te hedhur drite mbi motivin e tij.

E paqarte mbetet se si ka qene e mundur qe nje ish i denuar me pese vjet burg per shkak te mbajtjes se armeve pa leje dhe i liruar nga burgu ne tetor te vitit te 2010 te kete arritur kaq shpejte te fuse ne dore nje arsenal kaq te madh te armeve. 

Christoph Prssl / Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›