E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terheqja e trupave nga Iraku - Kryeministri irakian zhvillon bisedime ne Shtepine e Bardhe

Kur Barack Obama dhe mysafiri i tij kryeministri irakian Nuri al-Maliki pas bisedimeve ne Shtepine e Bardhe dolen para mikrofonave mesazhi i presidentit amerikan ishte i qarte Pas nente vitesh kete muaj perfundon lufta ne Irak.

Kur Obama njoftoi per kete nuk foli vetem si president por edhe si kandidat i fushates elektorale qe fillon vitin e ardhshem. Dhe pasi qe ai nuk ka arritur ti permbushe shume premtime te fushates politike para futjes ne Shtepine e Bardhe ai paraqiti dje 12.12. me krenari te pakten kete sukses te madh fundin e luftes ne Irak Kjo eshte tani koha e kthimit ne shtepi. Shume familje amerikane do te ribashkohen per ditet e festave

Presidenti e lavderoi qarte qeverine e Bagdadit. Ne mes te dy kombeve sovrane tani pas terheqjes se trupave amerikane fillon nje kapitull i ri i marredhenieve ne baze te interesave te ndersjella dhe respektit te ndersjelle. Iraku tani do te qendroje ne kembet e veta theksoi Obama. Bildunterschrift Terheqje e trupave amerikane nga Iraku

Njerezit ne te gjithe rajonin do te perjetojne nje shtet te ri te Irakut i cili do te marre fatin e tij ne duart e veta. Ky eshte nje vend ne te cilin njerezit ne te ardhmen do te zgjidhin mosmarreveshjet e tyre ne menyre paqesore ne nje shtet demokratik pa marre parasysh se cfare rajoni apo cfare gjinie ata i perkasin.

Kryeministri irakian miratonte me levizjen e kokes fjalet e presidentit amerikan dhe pastaj mori edhe vete fjalen Terheqja e trupave amerikane eshte nje shenje e suksesit.

Tani eshte permbyllur kapitulli i pare i nje bashkepunimi konstruktiv. Ne kapitullin e ardhshem te marredhenieve behet fjale sidomos per nje faze te partneritetit strategjik ne mes te Bagdatit dhe Uashingtonit. Vecanerisht ne fushen ekonomike dhe ne trajnimin dhe pajisjen e forcave te armatosura irakiane Iraku ka nevoje ende per mbeshtetjen e SHBA-se u shpreh kryeministri i Irakut. Dhe kete mbeshtetje ia premtoi atij presidenti Obama Njerezit ne Irak duhet ta dijne se ata nuk do te jene vetem. Me SHBA-ne ata kane nje partner te forte dhe te qendrueshem.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Terheqje e trupave amerikane nga Iraku

Me kete rast Obama paralajmeroi vendet e tjera kunder perzierjes ne punet e brendshme te Irakut. Me kete ai nenkuptonte ne menyre te terthorte pushtetmbajtesit ne Iran per te cilet Uashingtoni beson se ata mund te perfitojne nga terheqjen e trupave amerikane dhe te shfrytezojne vakumin e sigurise qe do te mund te krijohej ne Irak.

Autor Klaus Kastan / Esat Ahmeti

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›