Katër viktima të reja civile në Afganistan

Katër civilë janë vrarë sot nga militantët në pjesën qendrore të Afganistanit.
Zëdhënësi i provincës Vardak Shahidullah Shahid tha se viktimat fillimisht janë rrëmbyer, teksa ishin duke udhëtuar nga Kabuli në qarkun Jalrez.
Burimi i njëjtë theksoi se katër personat nuk kanë qenë punonjës të qeverisë.
Javën e kaluar, katër roje të sigurisë afgane janë nxjerrë nga një automjet dhe janë ekzekutuar. Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për këto vrasje.