Trojka përçan qeverinë greke

Masat e shkurtimit të kërkuara nga Trojka duket se ka përçarë qeverinë greke. Mediat greke shkruajnë se qeveria e kryeministrit Antonis Samaras është në fije të perit, e ndërsa dy partitë e majta gjatë takimit të djeshëm kanë kërkuar më shumë kohë për zbatimin e masave shtrënguese që kërkohen nga kreditorët ndërkombëtarë.
Tre partitë e koalicionit të Samaras pas diskutimeve të së hënës kanë rënë dakord për 12 miliardë euro shkurtime në mënyrë që vendi të kënaqë inspektorët e Trojkës të përbërë nga BE, BQE, FMN. "Çështja është që të sigurohemi që zgjedhjet që bëjmë të mos shkatërrojnë mundësitë e një rinegocimi dhe mbi të gjitha të mos shkatërrojnë mundësinë e Greqisë për të mbetur në Eurozonë"- ka theksuar ministri grek i Financave, Yannis Stournaras.
Dallime të theksuara midis propozimeve të liderit të PASOK Evangelos Venizelos dhe liderit të së majtës demokratike në mënyrën e ndërtimit të planit të shkurtimeve, pavarësisht se kaalicioni është pro shkurtimit të 12 miliardë eurove.
Anëtarët e koalicionit kanë arritur marrëveshje në shumicën e masave shtrënguese të kërkuara nga trojka por ndasitë qëndrojnë në shkurtimin e pagave dhe pensioneve.
Por çfarë përmbajnë masat e kursimit?
Raportet thanë se politikanët kanë rënë dakort së shkurtimet nuk duhet të përfshijnë një shkurtim të metëjshëm të pagave, as imponimin për të paguar 1.500 euro sigurim shëndetësor. Në vend të kësaj ato do të ngrenë vizitën në një spital publik nga 5 deri në 15 euro.
Një nga fushat ku tre liderët nuk kanë rënë dakort edne është mosha e pensionit nga 65 në 67 vjeç. Kjo do të kursente rreth 1 miliard euro për dy vitet e ardhshme. Venizelos dhe Kouvelis sugjeruan të gjejnë shkurtime alternative por me të njëjtën vlerë. Liderët duhet që gjithashtu të vendosin se cili do të jetë limiti i shumës së pensioneve mujore. Ka gjasa që tavani që jetë 2.300 dhe 2.500 euro.
Ekziston një propozim për t`i ulur pensionet në 1.400 euro me gati 10 %, por Venizelos kërkon që ulje e pensioneve të bëhet vetëm kur ato e kalojnë këtë nivel, dhe jo në shumën totale të pensioneve.
Një nga masat që duket e sigurt se do të merret është ulje më 22.7 % të pensioneve të nënpunësve civilë. Gjithashtu spitalet publike do të instruktohen të përdorin vetëm 66 % të barnave deri në 2014-tën.