Katër vjedhje me armë, kapet grupi me 9 vetë
Vlorë
Policia e Vlorës ka bërë të mundur shkatërrimin e një rrjeti kriminal me tendencë vjedhjen me armë, dhe arrestimin e nëntë personave. Sipas bluve të Vlorës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë kohore të ndryshme, ata kanë vjedhur me armë në bashkëpunim karburante dhe pika bastesh. Të arrestuarit janë: Daniel Qepeku 22 vjeç, Brisild Ismaili 21 vjeç, Jurgen Zotaj 18 vjeç, Sami Balla 18 vjeç, Lusien Abdeini 18 vjeç, E. L. 17 vjeç, Xh. N. 17 vjeç, E. H. 17 vjeç dhe është shpallur në kërkim R. R. 16 vjeç, të gjithë nga Vlora. Deri tani policia ka siguruar provat materiale për katër vjedhje karburantesh dhe lojërash fati, ndërsa po punohet për zbardhjen edhe të vjedhjeve të tjera. Ndaj tyre rëndon akuza e vjedhjes me armë dhe vjedhjes me dhunë. Gjatë vitit 2012, Policia e Vlorës ka finalizuar 6 operacione policore, ku janë arrestuar 50 persona vetëm për vjedhje me armë dhe me dhunë, si dhe ka zbuluar 34 ngjarje të viteve të mëparshme.
Katër vjedhje me armë, kapet grupi me 9 vetë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP