E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besimtarët e Majave bëhen gati për fundin apokaliptik të Tokës (FOTO)

Mijëra njerëz janë mbledhur në rrënojat e lashta në Meksikë dhe Amerikën Qendrore në pritje të asaj që ata besojnë se do të jetë fundi i botës.

Data 21 dhjetor 2012 është shfaqur si fundi i kalendarit të civilizimit Maja. Policia kineze ka arrestuar qindra anëtarë të një grupi të krishterë të cilët me sa duket besojnë në profeci.

Vitin e kaluar, ekspertët thanë se një lexim i ri i kalendarit ka zbuluar se ai në fakt nuk ka parashikuar apokalipsin.

Shumë besojnë se data në fakt shënon fillimin e një epoke të re në kalendar. Megjithatë, në mesin e disave data është ende duke u marrë si fundi i botës.

Qindra besues shpirtërorë u mblodhën në qytetin e Merida në Meksikë, rreth një orë e gjysmë nga rrënojat e qytetërimit Maja. Një vend që mendohet nga disa i destinuar për t’i shpëtuar fundit të botës është mali i Bugarach në jug të Francës.

Besimtarë se fundi i botës është sot

Ata që janë përgatitur për fundin e botës raportohe ta kenë mbipopulluar së bashku me gazetarë. Bugarach është një vend i cili ka marrë vëmendje në prag dhe deri në datën 21 dhjetor. Po ashtu qyteti turk i Sirince, është një tjetër vend që mendohet të jetë i sigurt nga fundi i botës, pa skena të ngjashme të enjten.

Frikë nga apokalipsi

Megjithatë, hotele rreth malit Rtanj në Serbi, një vend që thuhet të ketë kompetenca magjike, ishin rezervuar për datën e mëdha.

Fshati që besohet t’i mbijetojë apokalipsit

“Unë vërtetë nuk besoj se fundi i botës po vjen, por është mirë të jem këtu në rast se ndodh diçka e pazakontë”,-tha Darko, një 28-vjeçar nga Beogradi.

Por NASA dhe studieesit e gjithësisë thonë se gjithçka është një skekulim dhe 21 dhjetori është një solstic tipik dimëror.

Pritet Maja…

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›