E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i OKB-se: 2013, shume vende do hyjne ne recension

Shume vende te botes, mund te hyjne ne procesin e recensionit gjate vitit te ardhshem, 2013. Nje fakt i tille eshte cituar ne raportin e fundit te OKB-se, "Situata dhe Perspektiva per Ekonomine Boterore ne vitin 2013", i cili ne teresine e tij ka shprehur shqetesime mbi ecurine e ekonomise boterore. Me tej, raporti i OKB-se, pohon se zhvillimi i ekonomise boterore ne vitin 2012 eshte realizuar poshte parashikimeve dhe se ky staniacion, do te vazhdoje edhe ne dy vitet e ardhshme. Nderkaq, rritjen ne ekonomine globale per vitin 2013 raporti e parashikon te jete 2.4%, dhe 3.2% ne vitin 2014. Nga ana tjeter, kryetari i grupit qe ka pergatitur kete raport, Robert Vos, thote se per te zgjidhur problemin e papunesise qe ka lindur pas krizes ekonomike te vitit 2008 ka nevoje per nje kohe me te madhe se 5 vjet. Kriza ekonomike ne Evrope, "humnera financiare" ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ngadalesimi i ritmit te rritjes ekonomike ne Kine, mund te jete nje nga shkaktaret e nje krize te re globale. Ku secili prej ketyre risqeve, mund ta reduktoje prodhimin global ne nivelin 1-3%", thekson Vos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›