Katolikët kundër Lady Gaga: Promovon homoseksualizmin
Share
Katolikët e Koresë së Jugut kanë dalë kundër këngëtares së njohur Lady Gaga, e cila ka mbërritur në këtë vend që prej së premtes, duke qenë se do të mbajë një koncert këtë javë. Ata janë kundër mbajtjes së shfaqjes nga Lady Gaga, pasi sipas tyre, ajo promovon homoseksualizmin dhe pornografinë. Do ti lutemi Zotit që koncerti të mos mbahet, në mënyrë që homoseksualizmi dhe pornografia të mos përhapet nëpër vend, ka thënë një prej përfaqësuesve të katolikëve jugkoreanë. Lady Gaga njihet se një prej mbështetësve më të fuqishme të homoseksualëve.
