E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe unë kam vuajtur, tani nuk më flasin shokët e mi

Share

Vrasësi norvegjez, Anders Behring Breivik, tha sot përpara gjykatës se ai bëri një akt të vogël barbar, për të parandaluar një akt edhe më të madh barbar. Ai deklaroi se ka vuajtur njësoj si familjet e viktimave për shkak se ka humbur kontaktet me shokët dhe familjen.

Breivik sërish nuk shfaqi asnjë shenjë dobësie për viktimat e tij, ndërsa vijoi sot dëshminë tronditëse.

Breivik kërkoi falje ndaj familjes së pronarit të një pub-i, që ishte mes tetë viktimave të shpërthimit në zyrat qeveritare në Oslo. Nuk e kam pasur qëllim të vras civilë, tha ai.

Por i pyetur nga prokurori a do kërkonte falje për viktimat e tjera, ai tha: Jo, nuk do kërkoj. Utoya ishte një kamp i indoktrinuar politikisht.

Ai tha se përdorte një pistoletë për të vrarë viktimat që i kishte më afër se 10 metër, kurse për të tjerët përdorte automatikun.

I pyetur se përse e fali një person, Breivik tha se ai i ishte dukur në pamje si një person i krahut të djathtë.

Kur e pashë, mu duk se pashë veten time, tha ai.

Sot është dita e fundit e dëshmisë së Breivik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›