Katundi: Banorët pa adresë regjistrohen me kod banimi 3636

I menjëhershëm ka qënë reagimi i Bashkisë së Koçës në lidhje me akuzat e ngritura nga selia e partisë demokatike mbi listat zgjdhore. Përmes zëdhenësës për shtyp Larisa Katundi bëhët e ditur se sipas kodit zgjedhor drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile gjeneron ekstraktin e parë të listave të cilën e afishon pranëçdo qendre banimi. Në bashkinë e Korçës ky proces ka filluar që në muajin tetor të 2020. Të gjithë votuesit e regjistruar në qendrën e votimit 3636 dhe 3636/1 e kishin kodin e banesës 999,888,000. Bëhët fjalë për qytetarë tëcilët kishin lejë të përkohëshme banimi në Korçë.
Më tej Katundi thekson se ky është një fenomen i mbartur prej viti 2007 nga kryetari demokrat që drejtonte Bashkinë e Korçës.
Së fundi Katundi ju bën thirrje çdo banori tëBashkisë Korçës të verifikojë emrin në listat e afishuara pranë qendrave të tyre të votimit. Në rast se emri nuk përkon me zonën zgjedhore ti drejtohet sporteleve të zyrës së gjendjes civile.