E Enjte, 5 Nëntor 2026

PD Korçë: Dhjetra qytetarë rezultojnë banues në institucione publike

Partia Demokratike e Korçës ka denoncuar sot parregullsitë me listat e zgjedhjeve, ndërsa sipas saj dhjetra qytetarë rezultojnë  banues  në shtëpitë e personave të tjerë madje edhe në banesën e kryebashkiakut të Korçës e shumë qytetarë të tjerëfigurojnë banues në institucionet publike.

Dega e Partisë Demokratike të Korçës i kërkon bashkisë  të rishikojë urgjentisht pasaktësitë në listën e votimit, sepse sipas saj asnje tentative per te cënuar apo, manipuluar proçesin,nuk do te kaloje pa u denoncuar dhe ndëshkuar ligjërisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›