E Enjte, 5 Nëntor 2026

Xhaçka uron Blinken: Krah për krah për forcimin e partneritetit strategjik

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëndetur konfirmimin e Antony Blinken si Sekretar i 71-të i Shtetit të SHBA.

Sipas Ministres Xhaçka, bashkëpunimi me Sekretarin Blinken do të çojë në avancimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë e SHBA-ve, si dhe do të konsolidojë partneritetin strategjik të tyre.

Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria mbetet mirënjohëse ndaj SHBA për mbështetjen në të gjitha proceset demokratizuese dhe integruese të vendit.

Antony Blinken u votua të martën nga Senati i Shteteve të Bashkuara si Sekretari i ri i Shtetit, pas fitores së presidentit Joe Biden.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›