Kavafis Kodi 154

Aristotel Spiro e mbajti per njezet vjet ne dore vepren e plote poetike te Kostandin Kavafit. Jo pak perkthyes po e sillnin ne shqipe prej menge e pothuaj asnje nuk e futi ne prag. Perkthimi i Spiros pretendon te korrigjoje variantet e meparshme
Prej vitit 1985 e deri me sot poeti grek i Aleksandrise Konstandin Kavafis Constantine Cavafy 1863-1933 eshte kapur prej menge dhe eshte sjelle ne shqipe ne disa versione. Kapercimin e pragut me vepren e plote poetike e beri Aristotel Spiro Botimet Pegi 2010. Kemi prej tij perkthimin e vellimit me 154 poezi qe perben Kodin poetik te Kavafit i botuar postum ne Aleksandri dhe per here te pare ne Greqi me 1948.
Spiro ka bere perkthimin nga origjinali greqisht shkruar parathenien pajisur me shenime dhe komentuar kete vellim per te cilin ishte kandidat per mimin Fan Noli mbi perkthimin ne edicionin e fundit te mimeve Kombetare te Letersise qe jepen nga Ministria TKRS-se.
Me Kavafin eshte provuar perkthimi nga greqishtja nga gjuhe te dyta e te treta nga autore si Kadare Rudolf Marku perkthyes si Perikli Jorgoni e Llambro Ruci apo nga Luan Zyka. Ndonje variant tjeter perkthimi eshte ne ardhje.
E njohur relativisht vone ne mesin e shekullit te kaluar poezia e Kavafit ruan pasuri per lexues te ardhshem qe ndoshta nuk jane lindur ende. Nga kjo pasuri perkthimi i Aristotel Spiros ka nxjerre te papritura qe Kafavi i lejon dhe shqipja e vjeter e Buzukut Matrenges Bardhit Bogdanit dhe me konsulencen e prof. dr. Anila Omarit i permbush.
Botimi i vepres se plote poetike te Kavafit nga origjinali greqisht cfare rregullash i permbahet
shte botim i vepres se plote qe ka pranuar Kavafi. Vec ketyre jane edhe disa poezi qe ai nuk arriti ti botonte dhe nje pjese qe i mohoi. Shume shtepi botuese kane botuar pjese nga kjo krijimtari.
Me cfare pretendimesh ka te beje kjo pjese e mohuar
I mohoi sepse besonte se nuk e perfaqesojne besimin qe ai kishte per poezine. I takojne nje periudhe romantike ndersa poezite qe ka pranuar 154 gjithsej jane hapi i pare i madh drejt realizmit ne poezine greke megjithese Kavafi e zhvilloi gjithe aktivitetin e tij poetik e letrar jashte Greqise sepse quhet poet i diaspores dhe nuk eshte se ka jetuar ne Greqi. Ky detaj i jetes se tij i ka dhene atij mundesine qe te shprehet ne nje kontekst me te gjere universal pra eshte nje poet grek i permasave nderkombetare.
Ka disa perkthime dhe botime te poetit ne gjuhen shqipe.
Tregon qe ka nje interes qe lexuesi shqiptar eshte nje lexues i kualifikuar gjithmone kerkon dhe ky perkthim pretendon te kete nje karakter korrigjues ndaj perkthimeve te meparshme.
Deri ku kane arritur gabimet
E verteta eshte qe keto perkthime i kam kryer para njezet vjetesh. Pra para perkthimeve qe kane qarkulluar deri me tani. Doja te shkeputesha nga ajo ndjesi subjektive qe ka cdo njeri qe perkthen dhe krijon.
Ne fund te viteve 80 poeti prezantohej shqip me pak poezi te perkthyera nga Ismail Kadare.
Kishte dale atehere nje antologji e poezise greke dhe poezite e tij te perkthyera nga Ismail Kadare dhe nje nga Llabro Ruci Qyteti. Kadare ishte nje autoritet qe vepronte me fuqine e talentit te vet te padiskutueshem por nuk besoj se ishte i pacensuruar edhe ai. Po te shikoni te perkthimi i Itakes ka nje varg i cili nuk ekziston ne origjinal. Ekzistonte rreziku i keqinterpretimit te Kavafit nga populli.
fare ka ndodhur me kete poezi
I eshte shtuar nje varg fundi do te kuptosh se cdo te thote Itaka/ do te kuptosh se ceshte atdheu. Pra eshte manipuluar nje perkthim. Gjithe konteksti i kesaj poezie eshte qe nuk ka rendesi destinacioni nuk ka rendesi te vesh tek atdheu sic u mundua ta orientonte censura e kohes. Por ka rendesi te mesosh nga jeta filozofine e saj ka rendesi udhetimi jo destinacioni. Kurse per censuren ka rendesi atdheu.
Ne nje sistem te mbyllur kjo ishte heretike te shikoje ne nje drejtim qe nuk ishte atdheu. Ishte viti 1985.
Une kisha rene ne kontakt me poezine ne origjinal te Kavafit ne kohen e ndryshimeve te medha shoqerore demokratike ne Shqiperi.
Kam qene pjesemarres dhe te lexuarit e poezive te Kavafit sikur krijonte klimen e pershtatshme per ti pare gjerat me sy tjeter. Ka disa mesazhe te cilat jane te gjithkohshme dhe te ben qe ta shohesh realitetin me nje abstraksion qe nuk mund ta shohesh as duke lexuar nje tekst politik apo social. shte menyra e vetme qe ka Kavafi per te pare boten.
shte e veshtire per ta percjell me fjale leximin mes rreshtash qe ai i ben historise dhe sintezat qe nxjerr prej andej si nje bashkekohes i sotem.
Ky poet ka jetuar ne fund te shek. XIX - fillimi i shek XX ka qendruar ne Aleksandri studioi ne Angli njohes i disa gjuheve.
Edhe historine e Greqise edhe boten e shikonte nga pozitat e nje kundruesi objektiv. Kishte largesine gjeografike dhe kohore per ti pare keshtu gjerat. Ishte nepunes kishte nje rroge dhe kohen tjeter te jetes ia kushtonte letersise dhe vetes. Kishte nje deshire te vjeter per te qene historian. Nuk i mjaftoi jeta qe jetoi dhe per kete shfrytezoi poezine.
Nga ky cikel i poezive me motive homerike nga mitet greke apo historia e Romes cikel i Kavafit racional kujtojme Kuajt e Akilit Varrimi i Sarpedonit Nderprerje Termopilet Duke pritur barabaret Idet e Marsit...
Kavafi shikon te gjeje personazhe te njohur historike por duke kapur anen e tyre njerezore zakonisht dobesite e tyre. Njekohesisht trillon personazhe per periudha qe nuk i ka jetuar duke dhene thelbin e mesazheve qe duhet te lexojme te historia. Ai nuk interesohet per historine ne vetvete por per te tashmen.
shte ajo qe e shqeteson e tashmja dhe e ardhmja. Historia eshte nje fakt qe ka kaluar dhe mund te kete disa interpretime dhe keto mund te ndikojne ne te tashmen dhe ne te ardhmen. Kavafi e perdor poezine per te interpretuar historine.
Ai shfaqet depresiv kur flet per perditshmerine ne poezite Monotoni Mbarim Sa mund Ne po ate vend Dritaret. Nga kjo e fundit citojme Nder keto dhoma te erreta ku kaloj/ dite te renda endem rretheqark/ per te gjetur dritaret./... drita ka per te qene nje tirani e re.
Kjo ka te beje edhe me jeten e tij. Mund te kete shume interpretime njeriu ka faza ne jeten e vet ngjarje qe duhet te perballoje shoqeria ka disa momente historike ose jo historike nje njeri qofte i thjesht qofte udheheqes ka per te gjetur te Kavafi nje poezi per gjendjen ne te cilen kalon.
Por mund te interpretohej si kundervenie e se rese me te vjetren dhe kuptimi i dyfishte i progresit. Progresi ka anen e vet te dobet sepse duke qene nje hap drejt lirise ekziston gjithmone rreziku i shperdorimit dhe manipulimit te kesaj lirie.
Vete Kavafi ishte ne nje pozicion te tille qe i imponohej ai lloj veshtrimi i jetes.
Ai kishte edhe nje veti qe shoqeria mund te mos e pranonte lehte. Ishte homoseksual.
Ju cmendoni per kete grup erotik te poezise se tij krahas asaj filozofike dhe historike
Ato jane disa nga poezite me te mira. Te gjithe ata qe i referohen poezive te dashurise duhet te abstragojne nga vetia biologjike dhe psikologjike e Kavafit dhe ti shikojne si krijime letrare.
Ai perdori te gjitha mundesite qe kishte greqishtja per ta shenjteruar kete ndjesi te tij. Ne disa poezi shikojme disa forma bizantine te paraqitjes se dashurise. Kjo eshte dicka qe nuk verehet ne ndonje autor tjeter boteror.
Duket sikur lexon nje tekst liturgjik.
Po i njejti varg ndahet ne dy pjese dhe pamja vizuale te krijon ate pershtypjen e nje teksti liturgjik. Mirepo eshte nje poezi erotike e atij erotizmi te semure sic e quan vete Kafavi. Ai eshte i ndergjegjshem kur u kendon atyre ambjenteve dhe thote ky eshte njeriu ne fund te fundit. Njeriu me anet e tij te mira dhe te dobeta. Dhe besoj se ana e vertete e njeriut eshte ajo ana e dobet qe ai pershkruan.
Beri jete te vetmuar dhe pati vetem nje partnere te cilit i la edhe trashegimine poetike.
Kundershtimet dhe rezervat per Kavafin jane te natyres subjektive dhe kane te bejne edhe me kete fakt te jetes se tij.
Shpesh ai mundohet ta mbuloje kete fakt ne poezi.
As poezia greke nuk ishte mesuar me kete menyre te shprehuri. Te kaloje nga romantizmi dhe realizem nuk ishte aq e lehte per Greqine. Por koha tregoi qe Kavafi kishte ndjesine se ajo forme poetike te shprehuri kishte te ardhme.
Perdorimin e disa formave te shqipes se vjeter ne cfare rastesh e keni shfrytezuar
Gjuha e Kavafit eshte e veshtire sepse ka elemente te disa formave gjuhesore. Ka elemente te greqishtes dialektore te cilat nje perkthyes duhet ti kete parasysh. Aty ka elemente te greqishtes se Stambollit Aleksandrise greqishtes se perbashket te asaj greqishteje qe flitej ne fund te shek. XIX e fillimi i shek XX. Ka disa pjese nga greqishtja e vjeter dhe greqishtja bizantine. Krijohen disa raporte gjuhesore teksture qe japin ndjesi origjinale kur i lexon.
Pervec saktesise se kuptimit duhet ti percjellesh lexuesit te gjuhes se huaj edhe ato ndjesi qe i krijon Kavafi lexuesit grek ne origjinal. Kjo nuk arrihet asnjehere sepse kalojme ne sistem gjuhesore te ndryshme. Ate ndjesi jam perpjekur ta arrij duke rikrijuar disa forma te vjetra shqipes.
Per shembull ne poezine Eja o mberet i Lakedemonevet fjala mberet apo mbiemri qe nuk perdoret sot ngjan sikur eshte gjetur ne shqip nje tekst i tille ne nje shqipe me te hershme. Dhe ka disa te tilla....Nuk lexohet menjehere Kavafi duhet vazhdimisht.
Na thoni dy fjale per veten
Kam qene pedagog i gjuhes shqipe ne Institutin e Elbasanit dhe kam punuar me 1986-1992. Kam perkrahur pa rezerva levizjen demokratike. Perkthimet e pare te Kavafit i bera me 1987. Nuk kisha botuar ende dicka sepse kishte nje censure te forte.
Une vij nga Delvina.
Prinderit e mi jane te dy greke. Studimet e mia fillestare i kam bere ne gjuhen greke. Jam me fat qe kam bere studime per gjuhen shqipe dhe pastaj jam thelluar dhe ne studimet e greqishtes ne dialektologjine greke. Kam perkthyer Ricosin por nuk i kam botuar.
Mendoj qe komunikimi letrar ka edhe kete ane njerezore te komunikimit midis njerez qe shkruajne nga te dyja anet e kufirit. Ky komunikim i njerezve konkrete zhvillon komunikimin midis njerezve te artit dhe letersise nga te dyja vendet dhe heq ate semiologjine e rrepte te izolimit qe imponojne kufijte shteterore.
Se fundi shpresoj tju kem dhuruar lexuesve ate qe ata presin nga poezia ne pergjithesi dhe nga poezia e Kavafit ne vecanti.
Nje poezi nga Kostandin Kavafis perkthyer nga Aristotel Spiro
Che fece... il gran rifiuto
Ca njerezve u vjen nje dite
qe u duhet PO-ne a JO-ne e madhe
te thone. Shfaqet ne cast ai qe e ka
te gatshme PO-ne perbrenda dhe me ta thene iken
tutje ne nder e ne besim te vet.
Ai qe mohon nuk pendohet. Nese prape do ta pyesnin
Jo do te thoshte serish. Dhe prape e pushton
Ajo JO e drejte ne tere jeten e vet.
1901