E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, atentat me armë zjarri 33-vjecarit pranë “Malit të Robit”

KAVAJE- Një 33-vjeçar është ekzekutuar me armë pasditen e sotme me armë zjarri pranë zonës së “Malit të Robit”, në Kavajë. Nga hetimet paraprake mësohet se viktima është Ervis Tafaruçi nga Durrësi.
 
Atentati me 4 plumba ndaj 33-vjeçarit u krye nga 2 persona. Autorët e kanë ndjekur, e më pas e kanë vrarë me armë zjarri Ervis Tafaruçin, duke qëlluar në drejtim të makinës së tij tip "Audi" me targë AA 933 GE.
 
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po mbledh provat. Autorët janë larguar me shpejtësi, dhe një grup hetimor nga Tirana po punon për identifikimin e autorëve të ngjarjes.
 
Dyshohet se autorët e vrasjes së Tafaruçit janë me pagesë.
 
Sipas Policisë, 33-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penalë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›