E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kuvajt, jep dorëheqjen ministri i naftës Hani Hussein

KUVAJT- Ministri kuvajtjan i Naftës, Hani Hussein dha dorëheqjen, me sa duket për të shmangur një fjalim në parlament mbi një dëmshpërblim prej 2,2 miliardë dollarësh, të paguar firmës amerikane "Doë Chemical" dhe për parregullsi të tjera, bënë të ditur burime mediatike vendase.

I cituar nga e përditshmja vendase "Al-Qabas", Hussein shpresoi se ministri i ri i Naftës do t'i ofrojë mbështetje politike, ristrukturimit, që ai kishte ndërmarrë javën e kaluar në këtë sektor.

"Jam i qetë. Bëra detyrën time. Shpresoj që sektori i naftës do të kursehet nga presionet politike", theksoi ai.

Në ristrukturimin e ndërmarrë javën e kaluar, Hussein ka emëruar krerë të rinj në tetë filiale të "Kuëait Petroleum Copr." (KPC). 
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›