Shkon në kuvend për ratifikim, marrëveshja Kosovë-Serbi
PRISHTINE- Qeveria e Kosovës do ta procedojë në Kuvend për ratifikim Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Bekim Çollaku, këshilltari i parë politik i kryeministrit të Kosovës.
Ai ka thënë se Kuvendit do t’i procedohet kërkesa për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, e cila përbëhet nga dy anekse, atë për Marrëveshjen e 19 prillit dhe Planin e zbatimit të datës 22 maj.
Kryetari i legjislativit, Jakup Krasniqi,ka thënë se procedurat janë të qarta kur është në pyetje ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve, apo 80 vota për.
(t.m/BalkanWeb)