Kavajë, motorri përplaset me furgonin, vdes një i ri
KAVAJE-Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur sot në fshatin Spille, njofton Policia e Kavajës.
Mësohet se sot pasdite një motor në të cilin udhëtonin 2 të rinj është përplasur me një furgon. Përplasja ka qënë fatale për jetën e një prej të rinjve në motor që gjeti vdekjen menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë shtetasi tjetër është plagosur rëndë.
Policia e cila ndodhet në vendgjarje po punon për zbardhjen e identitetit të viktimave të aksidentit dhe rrethanave të ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)