E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, plagoset koordinatori i FRDS-së, shkak një konflikt i vjetër

Gazeta Shqip

Plagoset me armë zjarri koordinatori i Partisë Fryma e Re Demokratike në Kavajë, Fatbardh Belba. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë, ku Belba është qëlluar më dy plumba në këmbë.

Sipas policisë 45-vjeçari ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti të vjetër të vëllait të tij. Sipas burimeve zyrtare të policisë, Fatbardh Belba dyshohet se është qëlluar me armë zjarri dhe plagosur në këmbë nga Ilir Aga, 40 vjeç. Ky i fundit është shpallur në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërkohë i plagosuri ndodhet nën trajtim mjekësorë, por jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, dyshohet se, ngjarja ka ndodhur për një konflikt të mëparshëm përmes vëllait të Belbës dhe vëllait të autorit, e ndodhur në vitin 1992.

20 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Kavajë, plagoset koordinatori i FRDS-së, shkak një konflikt i vjetër burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›