SHBA 1 jave nga masakra ne Nju Taun

Gati një javë nga masakra në Nju Taun, në Konektikat në SHBA është zhvilluar ceremonia mortore e varrosjes së fëmiijëve, ndërsa gjithë kombi i bashkohet dhimbjes se prindërve të tyre.
Mes shumë pyetjeve që bëhen tani është “çfarë ndodh tani?” “çfarë është gjëja normale që vjen pasi një i armatosur vrau 20 fëmijë dhe 6 mësuese?”
Wendy Davenson është një këshilltare familjesh dhe martesash. Ajo thotë se prindërit e këtyre fëmijeve kanë para një detyrë të vështirë, përshtatjen me jetën pa fëmijët e tyre.
“Mendoj se çdo prind, fëmija e të cilit vdes në mënyrë të dhunshme a tragjike ka një të ardhme më të vështirë dhe kjo edhe për shkak të mënyrës së vdekjes. Nëse fëmija është i sëmurë, atëherë trishtimi dhe pikëllimi është i parapërgatitur”.
Në Nju Taun, shumë banorë janë ende në shok. Disa të tjerë thonë se tragjedia dalëngadalë po kalon.
“Nuk e kam parë kurrë komunitetin të bashkuar dhe nuk kam parë kurrë bujarinë e këtyre njerëzve më parë. Është e pabesueshme. Kam besim se do ta kalojmë këtë të keqe së bashku”.
Të premten e kaluar policia tha se 20 vjecari Adam Lanza hapi zjarr në shkollën fillore Sandy Hook në Nju Taun.
Në vitin 1999, në kampusin e Columbine High School në Littleton, Colorado, dy adoleshentë vranë 13 studentë para se të vetëvriteshin. Po ashtu në 2007, në Virginia Tech, studenti Seung-Hui Cho qëlloi për vdekje 32 njerëz në një prej masakrave më të rënda në SHBA.
Gjatë këtij viti, James Holmes hapi zjarr në kinema, ndërsa po shfaqej filmi Batman, duke shkaktuar vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e 58 të tjerëve.