Durres arrestohet nje 23 vjecar per trafik armesh

Një 23 vjeçar është ndaluar nga strukturat policore të kufirit e rendit nën akuzën e trafikut të armëve.
Selim Kaja, banor i rrethit Kavajë, është arrestuar në pikën kufitare të portit të Durrësit, pasi në automjetin e tij me targa KJ 7474 A, gjatë kontrollit të ushtruar u gjeten 3 automatike model 56 dhe 4 krehëra me 30 fishekë. Sipas policisë dyshohet se armët po trafikoheshin nga vendi ynë drejt shtetit fqinj Italisë, ndërsa nga hetimet rezultoi se 23 vjeçari, njërën nga armët ia kishte blerë Hamdi Gjuzi 55 vjeç nga Manskuria Kavaje dhe dy te tjerat ia kishte marre djalit të halles Jak Xhepa 29 vjeç që ishte emigrant ne Itali.
Këta dy shtetas janë shpallur në kërkim dhe akuzohen për trafik armësh luftarake, ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshëm.