Kavajë, rrezikon të cahet rezervuari i Kryevidhit
Alarmi u dha sot në mesditë nga banorët e Shardushkut. Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje duke evakuuar banorët pasi carja e rezervuarit mund të shkaktoje një përmbytje masive të zonës
KAVAJE-Rezervuari i madh i fshatit të Shardushkut në komunën Kryevidh të Kavajës rrezikoi të cahej. Ndërhyrja e ekspertëve solli stabilizim të gjendjes, por banorët janë ende të evakuuar nga shtëpitë që ndodhen pranë rezervuarit.
Alarmi u dha sot në mesditë nga banorët e Shardushkut. Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje duke evakuuar banorët pasi carja e rezervuarit mund të shkaktonte një përmbytje masive të zonës. Në në lidhje telefonike për News24, zv/ministri i Bujqësisë, Ndue Preka bëri të ditur se situata e rrezikshme ka kaluar dhe se po bëhet dalëngadalë shkarkimi i rezervuarit. Preka shtoi se rreziku i carjes së rezervuarit vjen si pasojë e amortizimit të tij. “Kemi hapur shkarkuesin dhe shpresojmë që të stabilizojmë gjendjen. Kjo nodhdi pasi rezervuaret kanë vite që janë ndërtuar, me materiale së shumti rrethanore. Por them me bindje të plotë se rreziku është eliminuar”, tha Preka.
Por, policia ka mbajtur larg zonës banorët të cilët kanë qënë të preokupuar për banesat e tyre. Policia ka njoftuar banorët e Shardushkut se do të lejohen të hyjnë në shtëpitë e tyre vetëm pasi rezervuari të shkarkohet plotësisht.
(d.b/BalkanWeb)