E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori belg i dorëzon Topit letrat kredenciale

Ambasadori i Mbretërisë së Belgjikës Mark Mishelsen i paraqiti Letrat-kredenciale presidentit te Republikës, Bamir Topi. Ambasadori nënvizoi se zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale do të jetë objektivi kryesor i punës së tij në Shqipëri. 

TIRANE-  Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në ambientet e Pallatit të Brigadave Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në vendin tonë, z. Mark Mishelsen, i cili paraqiti Letrat-kredenciale. Kreu i shtetit, i bëri një panoramë të zhvillimeve më të fundit dhe reformave thelbësore të ndërmarra në Shqipëri për fuqizimin e institucioneve të pavaruara kushtetuese.

Ai siguroi ambasadorin belg për mbështetjen e plotë të Institucionit të Presidentit të Republikës gjatë misionit të tij në Shqipëri.

Ambasadori Mishelsen, nga ana e tij uroi Presidentin Topin për arritjet e rëndësishme të cilat do të kurorëzohen së shpejti me anëtarësimin me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Ambasadori belg nënvizoi se zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve do të jetë objektivi kryesor i punës së tij në Shqipëri.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›