E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, vijon lirimi i hapësirave publike në vijën bregdetare

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja bëri me dije se në Kavajë ka vijuar edhe sot monitorimi i vijës bregdetare dhe ndërhyrja për lirimin e sipërfaqeve të zëna në kundërshtim me rregullat e administrimit të plazheve.

Ministri Gonxhja, bëri të ditur se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, ndërsa puna vijon pa ndërprerje, si gjatë ditës ashtu edhe natën, për evadimin e materialeve abuzive që sekuestrohen gjatë kontrolleve.

Gonxhja tha se, “qëllimi i këtij aksioni është garantimi i respektimit të ligjit dhe rritja e hapësirave publike në shërbim të pushuesve”.

“Ligji është i njëjtë për të gjithë. Më shumë hapësirë publike, më shumë akses për pushuesit”, u shpreh ministri Gonxhja.

Autoriteteat kanë bërë të ditur se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë sezonit turistik, me synim zbatimin e rregullave për administrimin e plazheve dhe mbrojtjen e interesit publik.

/e.i/j.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›