E Diel, 1 Nëntor 2026

Kazini: Shqiperia nuk percjell me probleme por stabilitet dhe integrim Kryeministri Fatos Nano eshte takuar sot pasdite ora 19.00 me Kryetarin e Parlamentit Italian Pier Ferdinando Kazini. Ne

Kazini: Shqiperia nuk percjell me probleme por stabilitet dhe integrim

Kryeministri Fatos Nano eshte takuar sot pasdite ora 19.00 me Kryetarin e Parlamentit Italian Pier Ferdinando Kazini.

Ne fillim te takimit Kryeministri Fatos Nano ka bere nje pasqyre te situates me te fundit ne Shqiperi, te klimes politike te permiresuar, te goditjes se industrise se trafiqeve, duke theksuar se Shqiperia tashme e ka kaluar fazen e emergjences dhe ndodhet ne fazen e zhvillimit te integruar. Kryeministri Nano ka theksuar, edhe ne kete takim, faktin se Shqiperia eshte tashme ne prag te vendosjes se raporteve te reja me BE-ne.

Kryetari i Parlamentit Italian Kazini, ka vleresuar klimen e re politike ne Shqiperi, duke permendur si argument te kesaj klime te re bashkepunimi, procesin e zgjedhjes se Presidentit shqiptar me konsensus.
Z. Kazini ka theksuar ne kete takim se marredheniet Shqiperi –Itali jane te shkelqyera, por duhet te intesifikohen ne kuadrin e nje imazhi te ri per Shqiperine e cila nuk percjell me probleme, por stabilitet dhe integrim.

I rendesishem eshte vleresuar nga Kazini procesi i zgjerimit te Bashkimit Europian. Integrimi i Shqiperise, ka vazhduar ai, do te kete mbeshtetjen e Parlamentit Italian.

Kryetari Nano ka kerkuar mbeshtetjen e shtetit Italian per te nxitur ne rajonin e Ballkanit iniciativat qe do ta çonin gjithe kete rajon drejt nje integrimi te perbashket.

Gjate kesaj bisede eshte vleresuar puna qeverise Nano ne goditjen e trafiqeve dhe krimit te organizuar. Kazini eshte shprehur se Italia do te jape asistencen e duhur ne intesifikimin me tej te kesaj lufte.

Te dy bashkebiseduesit kane shprehur vullnetin e perbashket per ristrukturimin e marredhenieve ndemjet strukturave respektive te dy parlamenteve.

Z. Kazini i ka shprehur deshiren Kryeministrit Fatos Nano per te vizituar se afermi Shqiperine.

Gjithashtu, po gjate dites se sotme, Kryeministri Fatos Nano ka takuar dhe senatorin e perjetshem Italian, Xhulio Andreoti.

ALDRIN DALIPI

Zedhenes

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›