E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kazino, llogari bankare, toka… SPAK kërkon konfiskimin e 31 pasurive të Ervis Martinajt

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme (GJKKO) konfiskimin e 31 pasurive të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Mes pasurive për të cilat kërkohet konfiskimi janë kazino, llogari bankare, apartamente e sipërfaqe toke, të cilat SPAK dyshon se janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme.

Ervis Martinaj akuzohet për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Indrit Dokles, kryer në bashkëpunim të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Edhe pse i shumëkërkuar nga drejtësia, ende nuk dihet asgjë për fatin e bosit të lojërave të fatit. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej vitit 2022, kur familjarët e tij shkuan në policinë e Kurbinit për të deklaruar se dyshonin se mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe pasi nuk kishin kontaktuar me të prej ditësh.

Autoritetet kanë deklaruar disa herë se ishin afër zbardhjes së ngjarjes, e megjithatë ende nuk ka asnjë informacion mbi Ervis Martinajn.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

  1. Shoqëria “KING KASINO” sha, me aksioner 100% Ervis Martinaj- Statusi pezulluar.
  2. 50% te aksioneve dhe aseteve te shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” shpk, të zotëruara nga shtetasi Ervis Martinaj.
  3. Shoqëria “M…. U…..” shpk, me aksioner me 100% shtetasin M.M.- Statusi Aktiv.
  4. Shoqëria “M………E.M” shpk, aksioner shtetasin M.M. – Statusi aktiv.
  5. Subjekti “Ervis Martinaj”.
  6. Shoqëria “REAL FENIX” shpk, me aksioner 100% shtetësja M. – Status aktiv.
  7. Subjekti “D…………M….”, PF – Status aktiv.
  8. Subjekti “V……K…..” PF. -Status aktiv
  9. Shoqëria “S.P.E E…….” shpk, me aksioner 100% V.K. – Status aktiv.
  10. 21% të aksioneve dhe aseteve të shoqëria “S.P.E Gj….” shpk, të zotëruara nga shoqëria “S.P.E E……”, në të cilën shtetasi V.K. është aksioner me 100% të aksioneve.
  11. 5 (pesë) automjete të markave të ndryshme.
  12. Pasuria apartament me sip.82 m2, me adresë lagjja “Pavarësia” Vlorë, në pronësi të shtetases D.M..
  13. Pasurie me sip.245 m2, e llojit “Arë”, me adresë Piqeras Sarandë, në pronësi të shtetasve E.M. dhe R.M..
  14. Pasuri e llojit “Njësi”, me sip. 137 m2, Tiranë, në pronësi të shtetases V.M..
  15. Pasuria e llojit ullishte, me sip.9800 m2, me adresë Dobresh, Tiranë, e cila disponohet nga shoqëria “M……. EM shpk”.
  16. Pasuria e llojit arë, me sip. 3815 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të M.M.
  17. Pasuria e llojit arë, me sip.7000 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të M.M. dhe V.M.
  18. Pasuria e llojit arë, me sip.12145 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të shtetases V.M.
  19. Pasuria e llojit arë, me sip.1973 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të M.M. dhe V.M.
  20. Pasuria e llojit arë, me sip.7050 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të V.M.
  21. Pasuria e llojit arë + truall, me sip.1975 m2, nga e cila 815.34 m2 ndërtesë, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.
  22. Pasuria e llojit arë, me sip.1632 m2, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.
  23. Pasuri e llojit truall + ndërtesë, me sip.300 m2, nga e cila 119.67 m2 ndërtesë.
  24. Pasuri e llojit arë, me sip. 2543 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
  25. Pasuri e llojit arë + ndërtesë, me sip.410 m2, me sipërfaqe ndërtimi 136.74 m2 (baza) dhe sip. ndërtimi gjithsej 540.29 m2, adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
  26. Pasurinë e llojit “Arë” me sip.120 m2 , Tiranë.
  27. Pasurinë e llojit “Truall + Ndërtesë”, me sip.580 m2 dhe ndërtesë sip 123.3 m2, Tiranë.
  28. Pasurinë e llojit “Apartament”, me sip.105 m2, me adresë rruga “Dervish Hima” Tiranë.
  29. Pasuria e llojit “Ullishte”, me sipërfaqe 2000 m2, e ndodhur në fshati Gjilekë-Dhërmi, në vendin e quajtur “Gosqea”, kati i dytë dhe përbën ½, pjesë e një magazine.
  30. Pasuri me e llojit Vilë me vendodhje në Surrel, Tiranë.
  31. Llogari bankare në vlerën e 1.878.299 lekë (një milionë tetëqind e shtatëdhjetë e tetë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë lekë) ne emër të shtetasit A.K.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›