Han "spiunon" Portugaline, De Jong Danimarken
Shqiperia nuk do te luaje ndaj Moldavise miqesoren e parashikuar sot, pasi pezullimi i dhene nga FIFA e UEFA nuk lejon asnje skuader qe perfaqeson futbollin shqiptar te zbrese ne fushat e blerta. Nderkohe, trajneri Ari Han nuk ka ndermend te humbase kohe, por do ta shfrytezoje daten e miqesoreve ne menyren me te mire te mundshme. Keshtu, njeshi i stolit kuqezi ka ndermend te udhetoje drejt Portugalise per te ndjekur nga prane rivalet tane te grupit 1 ne perballjen e tyre me Greqine. Por nuk do te jete vetem trajneri Han ne rolin e "spiunit", edhe ndihmesi i tij, Teo De Jong, do te kete te njejten detyre. Numri 2 i stolit kuqezi do te shkoje ne Kopenhagen per te ndjekur perballjen mes Danimarkes dhe Republikes Ceke.