E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Ke blerë vota”, Rama: S’ka perëndi që i blen 800 mijë njerëz! Alibi idiote e humbësve kronikë

Kryeministri i vendit, Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy” iu përgjigj akuzave për blerje votash. Ai tha se nuk ka perëndi që i ble 800 mijë njerëz (që kanë votuar për PS në zgjedhjet e kaluara) dhe blerja e votave është alibia e humbësve kronikë.

Rama: Bajat janë të gjithë ata që e lidhin votën e popullit për PS dhe mua, me blerje dhe shitje. 800 mijë njerëz nuk ka perëndi që i blen, janë vullnet popullor dhe këtë nuk e luan topi.

Është thjesht alibia idiote e humbësve kronikë që nuk fitojnë edhe pse nuk arrijnë të kuptojë pse humbasin.  Dhe duke ia mohuar të vërtetën vetes mbeten po humbësa, ngelësa dhe fatkeq për faktin se nuk pranojnë të vërtetën se humbin se ne jemi më të fortë, më të zotë, më të mirë dhe jemi të duhurit për këtë vend.

Përsa u përket rrenave, unë di që nuk kam as arsye dhe as edukatën e njeriut që të rren për të përfituar, qoftë edhe një  votë të vetme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›