Kë favorizon vota e diasporës? Sula: Në takimet e PD-së, emigrantët kanë ardhur me një fërshëllimë

Ish prokurori dhe njëkohësisht deputeti Dashnor Sula tha në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, se vota e diasporës do të favorizojë Partinë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.
Ai tha se në takimet e opozitës të zhvilluara jashtë, emigrantët kanë shkuar me një status apo edhe me një fërshëllimë.
Sipas deputetit, shqiptarët që jetojnë jashtë, në takimet me mazhorancën kanë shkuar si me detyrim. Sula e cilësoi votën e emigrantëve si një votë të pastër dhe bio.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Nga gjithë kjo pjesëmarrje e emigrantëve, kë favorizon vota e diasporës?
Sula: Vota e emigrantëve është votë bio, votë e pastër. Nuk jam unë njësoj me një të PS. Nuk jemi si ata. Ke kryetar bashkie në burg, zyrtarë në burg. Unë e njoh terrenin dhe kam bindjen që emigrantët do votojnë djathtas. Unë kam bërë takime me emigrantët dhe, si me thënë, me një fërshëllimë, me një status janë mbledhur njerëzit. Tek mazhoranca shkojnë si me detyrim. Emigranti ka më shumë liri votimi atje sesa një nëpunës këtu. Më e vështirë ishte të regjistroheshin sesa të votojnë.
/vizionplus.tv