E Hënë, 2 Nëntor 2026

Strategjia e Ramës në zgjedhjet e 11 majit, gazetari: Ja pse kryeministri do të jetë tek listat e hapura

Gazetari Denis Minga tha se Rama do të jetë tek listat e hapura në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Berisha në listat e mbyllura.

Minga, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt tha se kjo është një strategji e mirëmenduar e kreysocialistit.

Sipas tij, në zgjedhje individi ka shumë ndikim dhe nëse Rama është tek listat e hapura, shumë vota do të shkojnë tek Partia Socialiste

Pjesë nga biseda:

Minga: Rama mendohet të jetë në listën e hapur, ndërsa Berisha në listën e mbyllur. Nëse Rama fut veten në listën e hapur, shumë vota shkojnë tek Partia Socialiste. Individët kanë shumë ndikim.

Kume: Ne do të votojmë me listë të hapur 100 për qind.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›