E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita dhe Bruno Mars, në Jingle Bell Ball

Rita Ora ka pasur një javë plot ngjarje, pasi ish i dashuri i saj Rob Kardashian u ankua në Twitter, kur lidhjes së tyre i erdhi fundi.

Këngëtarja u vlerësua nga mediat botërore, pasi zgjodhi që të mos u kundërpërgjigjej në të njejtën formë akuzave të  Kardashian për mashtrim.

Rita do të performojë në O2 Arena të Londrës, në Jingle Bell Ball të Capital FM, këtë të dielë, 9 dhjetor, në mbrëmjen e dytë të ngjarjes së rëndësishme muzikore. Në listën e këngëtarëve që do të performojnë janë edhe Pink, Girls Aloud, The Wanted dhe Calvin Harris.

Ndërsa mes të ftuarve të natës së parë është edhe Bruno Mars, një person i veçantë për Ritën. Këngëtarja ka pranuar se e kishin dashuruar njëri-tjetrin në kohën kur nuk ishin të famshëm. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›