E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keane drejt largimit

Robbie Keane nuk po kalon momente të mira tek Tottenham. Futbollisti irlandez, pas rikthimit nga Liverpool, ku pati eksperiencë zhgënjyese, e ka humbur besimin edhe nga klubi Spurs.

Sipas të përditshmes britanike, People, futbollisti, përpos që e ka humbur shiritin e kapitenit, mund të shitet në afatin kalimtar të janarit.

Për futbollistin me përvojë, interesim kanë shprehur Sunderland dhe Celtic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›