E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo lavdëron Messin

Mesfushori i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, e ka lavdëruar fituesin e fundit të FIFA World Player, futbollistin më të mirë në botë të zgjedhur nga FIFA, Lionel Messi.

“Ai kaloi një vit të shkëlqyeshëm, ka luajtur shumë mirë. Nuk kam dyshim, ai fitoi me meritë. Trofe të tillë individual mund të fitosh vetëm nëse arrin suksese me klubin. Edhe Iniesta e Xavi do ta meritonin një çmim të tillë”, tha Ronaldo, i cili u zgjodh lojtari i dytë më i mirë në botë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›