Pedro, së shpejti në Kombëtare

Paraqitjet e shkëlqyeshme të Pedro Rodriguez me Barcelonën, pritet ta shpërblejnë talentin spanjoll me një ftesë në Kombëtaren e Spanjës. “Ekziston mundësia që Pedrito të ftohet në Afrikën e Jugut.
Në pozitën e tij kemi shumë futbollistë me kualitet, por nuk mund të mos e vëzhgojmë, duhet ta bëjmë zgjedhjen më të mirë”, u shpreh selektori i Spanjës, Vicente Del Bosque, në një intervistë për të përditshmen spanjolle, Marca.
22 vjeçari Pedro është bërë futbollisti i parë në histori të futbollit evropian që shënoi gol në secilin kompeticion të mundshëm që mori pjesë.