Keçi:Bizneset të sigurohen ndaj zjarrit

Rrushdi Keçi, Prefekt i Tiranës, i ftuar në Ora News foli rreth rënies së zjarrit në dy bizeneset në autostradë si dhe masat që duhen marrë që të mos përsëriten më ngjarje të tilla. "Është për të ardhur keq që brenda katër ditëve të digjen e shkrumbohen dy biznese, andaj duhet të analizojmë situatën. Ka disa faktorë që kanë çuar në zjarrin e dy bizneseve dhe duhet të diskutohet për shërbimin zjarrëfikës dhe masat kundra zjarrit që janë masa ligjore që duhen marrë si nga subjektete private dhe nga pallatet.", u shpreh Keçi. Sa i përket zjarrit në "Henry" dhe "Ardeno"Prefekti i Tiranës tha se nuk dinte nëse zjarret janë të rastësishme apo të qëllimshme, pasi do jenë organet kopentente që po punojnë për shkaqet që do të dalin në përfundime. E rëndësishme është që është bërë dëm material dhe financiar shumë i madh. Për të dy rastet mund të jetë edhe 10 milionë euro, sipas nga raportimeve gojore të biznesmenëve". Sipas Prefektit të Tiranës zjarret në dy bizneset, e veçanërisht ai tek Ardeno mund të krahasohen nga përmasat dhe dinamizmi nga rastet më të rënda, fill pas asaj që ndodhi në Shëngjin me depozitat e naftës.". Keçi konsideroi si të pafalshëm faktin që në rastin e sotëm, me rreth 3-4 metra distancë, subjeketet ndodheshin mes dy distributorëve të gazit dhe kjo sipas tij e vështirësonte së tepërmi situatën. "Duhet përshëndetur zjarrëfikësit dhe policia, sepse rrezikuan jetën.", shtoi ai. Sipas Prefektit Keçi ajo çka e vështirëson punën në rastet e zjarrit është mungesa e zjarrëfikësve dhe mjeteve zjarrëfikës pasi janë tejet të amortizuara. Në përfundim të fjalës së tij Rrushdi Keçi tha se "Zjarret e rënda nuk do ndikojnë në klimën e biznesit, duhet të ndikojnë për mirë, që të vetëmbrohen,në mënyrë që çdo biznes të marri masat siç përcakton ligji që të koaludohet sistemi zjarrfikës në ndërtesën e biznesit.