Berisha, drejton mbledhjen e Task-Forcës

Kryeministri Berisha drejtoi mbledhjen e Task Forcës për Reformën Rregullatore, e cila diskutoi gjerësisht ecurinë e kësaj reforme. Gjatë kësaj mbledhje u analizua puna e bërë për legalizimin e procedurave, duke theksuar domosdoshmërinë e lehtësimit të mëtejshëm të procedurave të panevojshme, si dhe uljen e kostos për biznesin. Në këtë kuadër u vendos shkurtimi i afateve të regjistrimit të pronave nga 30 ditë në 7 ditë, si dhe thjeshtimi i procedurave të regjistrimit të pronave. Ndër të tjera, u diskutua dhe u vendos përgjysmimi i dokumentacionit të kërkuar për procedurat e ç'doganimeve për importet dhe eksportet. U diskutua gjithashtu për procedurat e regjistrimit on-line të biznesit, si një tjetër hap për thjeshtimin e të bërit biznes në Shqipëri dhe luftën kundër korrupsionit.