E Diel, 1 Nëntor 2026

Keçi: Nuk pati trukimIsh-ndihmës trajneri i Tiranës, Synaj Keçi flet për ndeshjen e dyshuar për trukim nga UEFA, Stabaek – Tirana 4:0

Rrjetet sociale:

Kushtrim KRASNIQI (Prishtinë)- Ndër shtatë ndeshjet që dyshohen nga UEFA për trukime të rezultateve janë edhe ato të skuadrave shqiptare në Kupat Europiane, Stabaek – Tirana 4:0 (rrethi i dytë i Ligës së Kampionëve), dhe dy sfidat Vllaznia – Rapid (Liga e Europës) që u mbyllën me rezultatet 3:0 në Vjenë, përkatësisht 5:0 në Shkodër.

Pjesë e ndeshjes kthyese ndërmjet kampionëve norvegjez dhe atyre shqiptar të luajtur në Stabaek, ishte edhe Synaj Keçi, ish ndihmëstrajner i Tiranës. Ish-futbollisti prishtinas nuk beson se pati trukim të rezultatit, pasi sipas tij, Stabaek ishte bindshëm më e mirë. “Ata kanë qenë së paku 30 për qind më të mirë se ne. Me dominimin dhe rastet e krijuara rezultati ka mundur të jetë edhe 8:0. Ne po ashtu nuk mundëm të llogarisnim në pesë lojtarë titullarë, ndërsa më të vështirë ndeshjen për ne e bëri edhe fusha me bari artificial”, - sqaron Keçi për Tribunën Shqiptare.  

Ndeshja e parë e zhvilluar në Tiranë kishte përfunduar 1:1, ndërsa në Stabaek kryeqytetasit kishin pësuar tre gola në 45 minutat e parë. Sipas Keçit, futbolli është ‘pushtuar’ nga bastet, andaj edhe në Stabaek gjithçka ka mundur të ndodh. “Me dijeninë time nuk kam mundur të vërej diçka të dyshimtë në atë ndeshje, pasi kundërshtari ishte shumë më i mirë, por pasi UEFA ka nisur këtë hetim, atëherë gjithçka është e mundur”, - shton ish-ndihmës trajneri i kroatit Ilija Lonçareviç.

Dyshime për takimin kishte hedhur edhe vetë Lonçareviç i cili të enjten se për të ishte një ndeshje e çuditshme. “Dyshime për trukim? Në fillim kam thënë se ishte e çuditshme, mbi të gjitha pas ndeshjes së parë, në të cilën ishim të barabartë. Sigurisht që nuk mund ta mohoj, ajo humbje e thellë më befasoi për të keq, ku skuadra ime luajti shumë, shumë keq", - ka thënë për mediat kroate ish-trajneri i Tiranës.

Numri i klikimeve - 6620
  E Premte, 27 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›