Keiroz: Ronaldo do të luajë në Tiranë"Ne duhet të jemi inteligjentë. Nuk është çështje durimi, por nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të kontrollojmë çdo minutë të ndeshjes. Unë parashikoj një ndeshje të madhe të Portugalisë. Nëse unë do të ish

Trajneri i Portugalisë, Karlor Keiroz, premtoi një “ndeshje të madhe të Portugalisë” në Tiranë. Gjatë një interviste të publikuar në gazetën “Correio da Manha”, tekniku luzitan foli gjatë për përballjen e së shtunës kundër Shqipërisë.
Si është gjendja në ekip?
Jemi të shumë të fortë në çdo repart. Shpenzuam kohën duke punuar, tani e njohim më mirë veten. E dimë se jemi në një nivel të lartë.
Çfarë i kushtuat më shumë vëmendje në këto ditë?
Fundi i ndeshjes është një pjesë e rëndësishme e lojës. Ju nuk mund të thoni kurrë se luajtëm mirë, nëse nuk e mbyllim mirë ndeshjen. Për të qenë të kompletuar, duhet të dominojmë në të gjitha aspektet, përfshirë dhe finalizimin.
Cila është atmosfera në skuadër?
Mendërisht jemi shumë mirë, por dhe nga ana fizike. Skuadra është entuziaste dhe ka besim në një fitore em shumë gola.
A është rikuperuar Kristiano Ronaldo nga dhimbja e muskujve?
Është fundi i sezoni dhe ne punuam për të menaxhuar ato simptoma të vogla që pati ai. Ai do të luajë dhe do të luajë mirë për të fituar ndeshjen.
Kësaj herë nuk mund të dështojmë...
Nuk do ta lejojmë që të ndodhë përsëri. Nuk është fort e këndshme që futbollisti më i mirë i botës të mos jetë në Botëror. Në momentin që do të fillojë himni në Shqipëri, do t’ shoh në sy lojtarët, dhe ata do të ndjejnë një besim të pafundmë dhe dëshirë të madhe për të mos i zhgënjyer tifozët.
Cilat janë udhëzimet për ndeshjen me Shqipërinë?
Ne duhet të jemi inteligjentë. Nuk është çështje durimi, por nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të kontrollojmë çdo minutë të ndeshjes. Unë parashikoj një ndeshje të madhe të Portugalisë. Nëse unë do të isha trajneri i Shqipërisë apo shqiptar, nuk do të doja të isha në pozicionin për të veshur atë bluzë.
Ne sigurisht do të fitojmë apo jo?
Ne nuk mundemi të parashikojmë rezultatin në kokë, por ne jemki të sigurt se gjatë 90 minutave do të prodhojmë futboll të cilësisë së lartë dhe angazhimin tonë.
AGJENDA
UDHËTIMI
Portugalia mbërrin sot në Shqipëri me fluturimin S4 9886, të programuar për t’u nisur nga vendi i saj në orën 10:10, duke mbërritur në Tiranë, në orën 13:40.
STËRVITJA
Lojtarët pas akomodimit do të stërviten në "Qemal Stafa" në orën 18:30. Takimi zyrtar nesër në orën 20:45.
PRECEDENTI
Në të vetmin takim të luajtur në Shqipëri, në tetor 1996, Portugalia ka fituar me rezultatin 3-0. Golat nga Figo, Rui Costa dhe Hélder.
DUEL NORDIK
Në grupin 1, përveç Shqipëri-Portugali, do të luhet edhe derbi nordi midis Suedisë e Danimarkës.
PASURIA
Kristiano Ronaldo është lojtari i gjashtë më i pasur në Angli (21 milionë paund), në një listë të kryesuar nga Majkëll Ouen (46 milionë).
E Premte, 05 Qershor 2009