E Diel, 1 Nëntor 2026

Portugalia e Ronaldo sot në TiranëPortugalia në udhëheqjen e trajnerit Karlos Keiroz e kapitenit Kristiano Ronaldo do të mbërrijë sot në Tiranë (13:40). Skuadra portugeze do të zhvillojë në mbrëmje stërvitjen njohëse në “Qemal Stafa” (18:30),

Portugalia në udhëheqjen e trajnerit  Karlos Keiroz e kapitenit Kristiano Ronaldo do të mbërrijë sot në Tiranë (13:40). Skuadra portugeze do të zhvillojë në mbrëmje stërvitjen njohëse në “Qemal Stafa” (18:30), përpara se të përballet ditën e shtunë në ndeshjen zyrtare (20:45).

Portugalia do të jetë me të gjithë emrat e mëdhenj në një ndeshje që konsiderohet si vendimtare për shpresat e luzitanëve për kualifikim. Ylli portugez mbërrin për herë të par në Shqipërri. Edhe dyshimet për aktivizimin e Kristiano Ronaldos ndaj Shqipërisë, për shkak të dëmtimit që ai kishte pësuar, tashmë janë shuar.

Asi i Mançester Junajtid zhvilloi dje një seancë stërvitore të diferencuar edhe pse vazhdon të ndjejë dhembje në muskujt e kofshës dhe ata të barkut. Synimi i kësaj stërvitjeje ka qenë rikuperimi i problemeve fizike.

Gjithsesi është thuajse 100% e sigurt, që fituesi i ‘Topit të Artë 2008’ do të luajë ndaj kuqezinjve të shtunën, pavarësisht problemeve muskulore. Kjo konfirmohet edhe nga stafi mjekësor i përfaqësues luzitane. Edhe Tiago i Juventusit dhe Duda i Malagës kanë probleme fizike.

E Premte, 05 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›