Keirrison çudit me dëshirën e tij për rnovimin me Koritiban
Curitiba - Sulmuesi brazilian, Keirrison, i ka çuditur të gjithë kur ka deklaruar se do të rinovojë me skuadrën e tij aktuale, Koritiba. Gazeta braziliane Terra, ka publikuar se futbollisti është i gatshëm të bëjë rinovimin me skuadrën e tij, duke refuzuar kërkesat e klubeve të tilla në Europë, si Reali i Madridit, Barcelona, Interi, etj.
Futbollisti është pyetur në një intervistë nga gazeta e lartpërmendur, nëse do të dëshironte të luante Kupën e Libertadores, apo në Ligën e Kampioneve. Lojtari është përgjigjur: “Janë dy kompeticione që është e vështirë t’i japësh një përgjigje. Më mirë t’i lëmë gjërat ashtu siç janë. Jam shumë i kënaqur për interesimin e Palmerasit dhe klubeve të tjera në Europë, por do të pres akoma”.