Trajneri Slishkoviç pritet të shkarkohet nga drejtuesit e Tiranës
Tiranë (Start) - Barazimi i kësaj jave i Tiranës me Partizanin e vendit të fundit nuk është kapërdirë lehtë nga presidenti i klubit, Refik Halili. Klubi, në mbledhjen që do të zhvillohet sonte në orën 21:00, pritet t’i komunikojë shkarkimin trajnerit kroat. Kroati erdhi në drejtimin e Tiranës që në përgatitjen e verës, dhe u vlerësua nga vetë lojtarët dhe drejtuesit si njeriu i duhur për të sjellë revolucionin në klubin bardheblu.
Bardheblutë e filluan sezonin mjaft mirë në aspektin e marrjes së pikëve, duke krijuar një shkëputje me skuadrat e tjera rivale, por pa bindur në lojë. Me kalimin e javëve, skuadra e Tiranës filloi të fironte nga ndeshja në ndeshje, deri sa arriti të marrë një barazim edhe me Partizanin që ndodhet në vendin e fundit në tabelë.
Trajneri ka akuzuar shpesh lojtarët e tij si “tipa mediatikë”, duke thënë se më shumë janë të përqendruar tek televizionet dhe gazetat, sesa tek fusha e lojës. Lojtarët mbas këtyre akuzave, duke patur si pretekst edhe dështimet e fundit, kanë kërkuar shkarkimin e kroatit.