E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kejsi Tola, probleme me peshën

Kejsi Tola, këngëtarja 20-vjeçare, e cila ka dalë nga “Ethet”, duket se ende ka probleme me linjat, ashtu si katër vjet më parë, kur për t’u ngjitur në skenën e “Eurosongut” iu desh të mbante dietë intensive dhe të bënte ushtrime të shpeshta baleti. Atëherë humbi disa kilogramë dhe u shfaq në skenë në linja elegante, që i dhanë mundësinë të performonte numra të vështirë baleti. Por, tashmë Kejsi, e cila studion në Akademinë e Arteve të Bukura, e ka pak të vështirë të mbajë trupin në formë pa u sforcuar me ushtrime sportive apo dieta. Kilogramët e tepërt i ranë në sy në skenën e Festivalit të RTSH-së, ku e veshur me një fustan në zi këndoi “Perëndesha e fantazisë”.

Panorama plus njofton se këtë verë Kejsi ka qenë me pushime në plazhin e Himarës me shoqet e saj, dhe se në një nga fotot duket që ka probleme kryesisht me barkun. Kjo është edhe arsyeja që këngëtarja preferon të mos postojë foto ku shfaqet e zhveshur në plazh, pasi me sa duket ka kompleksin e një trupi jo perfekt./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›