Rita Ora në spital

Këngëtarja Rita Ora vetëm disa orë para koncertit në Londër ka marrë infuzion dhe nëpërmjet Instagramit ka njoftuar adhuruesit e saj për këtë.
Duket sikur Rita është stërngarkuar,kështu që vetëm disa orë para koncertit që duhej ta mbante në Londër është hospitalizuar.
Nëpërmjet Instagramit Rita Ora ka dërguar edhe foto nga apartamenti privat spitalor, e lidhur me sistem për marrjen e infuzionit. Rita ka shkruar për fansat e saj që të mos shqetësohen për të, se ajo shpjet do të bëjë më mirë, dhe se është e gatshme për koncertin në Londër. Pas disa minutave Rita postoi në Instagram edhe foton e luleve, të cilat ia ka dërguar dikush me të cilin ajo është e lidhur më shumë./Indeksonline/