E Diel, 1 Nëntor 2026

Këlcyrë, vrasësi i inspektorit grabitës serial, qëlloi dhe policinë

Të tjera rreth shkrimit Këlcyrë, ekzekutohet inspektori FOTO/ Makina ku ndodhi vrasja PËRMET – Objektiv i vrasjes së Jetjon Veizit nuk ishte vetëm Andi Naçi, por dhe taksisti e 2 pasagjerët e tjerë që pasditen e 13 majit kishin hipur në taksinë Benz me targa Pr 2012 B nga Ura e Lekëlit në drejtim të Përmetit.

Detajet mësohen nga policia e Gjirokastrës e cila nëpërmjet një njoftimi për shtyp mëngjesin e sotëm informon se 29 vjeçari kishte qëllim grabitjen e automjetit dhe të pasagjerëve.

"Shtetasi Jetjon Veizi është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe gjatë veprimeve të para hetimore rezultoi se ky shtetas ka dashur që fillimisht të vrasë drejtuesin e taksisë dhe më pas pasagjerët me qëllim grabitjen e automjetit dhe të pasagjerëve , por në momentin e parë pistoleta nuk i ka shkrepur dhe pasi e ka mbushur me shpejtësi nuk ka mudur dot të realizojë qëllimin e tij dhe ka mundur të vrasë vetëm shtetasin Andi Naçi , pasi drejtuesi i taksisë kur ka parë që ky shtetas ka mbushur pistoletën për herë të parë dhe nuk i shkrepi ka ndezuar makinën e më pas i ka dhënë gaz duke detyryar shtetasin Jetjon Veizi të zbresë në ecje e sipër nga automjeti. "- thuhet në njoftimin për shtyp.

VRASJA PASDITEN E 13 MAJIT

Vrasja ndodhi rreth 300 metra pa hyrë në qytetin e Këlcyrës afër grykës së Këlcyrës. Viktima së bashku me 3 persona të tjerë, tek Ura e Lekëlit, kishte hipur në taksi tip Benz me targa Pr 2012 B, që drejtohej nga Robert Çoka, 46 vjeç për në Përmet. Në vendin e parë është ulur Andi Naçi, viktima  dhe nga mbrapa dy persona të tjerë, një nga fshati Kataundishtë i Përmetit dhe një person tjetër i panjohur.

Midis Grykës së Këlcyrës dhe qytetit të Këlcyrës rreth 300 metra pa u futur në qytet, i panjohuri, që ishte pasagjer i ulur në sediljen e pasme mbrapa sediljes së parë të pasagjerit i ka kërkuar drejtuesit të automjetit, që ta mbante automjetitn për të kryer nevojat personale. Drejtuesi i automjetit ka mbajtur makinën dhe në momentin që makina ka ndaluar autori i cili i kërkoi të mbante makinën, ka hapur derën dhe duke dalë jo plotësisht nga makina ka nxjerrë nga xhepi një armë zjarri pistoletë dhe e ka shkrepur në drejtim të pasagjerit të parë.  Në shkrepjen e parë pistoleta nuk qëlloi dhe autori e rimbushi për së dyti me një shpejtësi të madhe dhe herën e dytë ka qëlluar në mes të shpatullave Andi Naçin i cili ishte  pasagjer në vendin e parë. Më pas ai është hedhur menjëherë nga makina, pasi drejtuesi i automjetit i dha gaz makinës nga frika.

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›