E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kelis: Mos shpifni për divorcin tim

Këngëtarja Kelis ka kërkuar nga mediet të mos shpifin në lidhje me shkurorëzimin e saj, sepse askush më mirë se ajo dhe burri i saj Nas nuk e dinë se si kanë rrjedhur gjërat.

“Njerëzit nuk e kanë idenë më të vogël se çfarë ka ndodhur mes neve, por gjithmonë unë lexoj diçka të re në lidhje me shkurorëzimin tim”, thotë Kelis.

Kelis u shpreh se pavarësisht që është ndarë nga burri i saj Nas, ata ende vazhdojnë të mbesin miq të mirë.

“Gjithçka është në rregull mes neve. Ne jemi të shkurorëzuar por kemi mbetur shumë miq të mirë”, ka thënë ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›